Sërish me turne në klasë, Vjerdho: Kemi të bëjmë me degradim. Buxheti i qeverisë për arsimin 4 herë më i ulët se në 2018-ën
Kolindo Kur kemi hyrë në javën e dytë të vitit të ri shkollor në Tiranë vijon problematika e shkollës me turne, por nga ana tjetër raportohen situatë edhe më dramatike, ku shkollat janë boshatisur.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën në shkollat shqiptare i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” i ftuar ishte Kolindo Vjerdho përfaqësues i “Qëndresa Qytetare”.

“Ajo që shikojmë dhe flasim çdo herë në studiot televizive është fakti se problematikat vazhdojnë të jenë po të njëjtat.
Çdo vit ne shikojmë buxhete edhe më të ulëta. Nga 2018-ta kur dolën për herë të parë studentët deri më sot shikojmë që kemi të bëjmë me një buxhet 4 herë më të ulët. Na u premtua se do të rritej, por shifrat tregojnë të kundërtën.
Nëse ne shikojmë mungesë fokusi në arsim të qeverisë, mungesë strategjie, atëherë nuk imun dta mbyllim gjithë këtë fabul me një dokument që ia kemi lënë arsimit dhe themi që e kemi zhvilluar atë.
Ajo çfarë ne shikojmë është fakti se kemi të bëjmë me degradim të institucioneve arsimore”, u shpreh Kolindo Vjerdho përfaqësues i “Qëndresa Qytetare”.
INTERVISTA E PLOTË


