Rama: Rreth 8.5 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës janar-gusht
Rreth 8.5 milion turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë përgjatë periudhës Janar-Gusht, zbuloi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverisë thotë se të dhënat zyrtare tregojnë një shtim të turistëve nga vendet e largëta dhe jo tipikë në vendin tonë, sii Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.
Por surprizë janë turistët nga Maroku, që sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri janë rritur me 172 % në 8 muajt e parë të vitit.
Të dytët me rritjen më të madhe janë turistët nga Kina me me 101 % më shumë nga janari në Shtator.
Ndërsa Turqia ëhstë një destinacion i preferuar për shqiptarët, këtë vit të dhënat tregojnë edhe Shqipëria po tërheq gjithëmonë e më shumë turistë nga Turqia.
Të dhënat tregojnë një rritje me 83 % këtë vit.
Japonezët, francezët dhe holandezët që vizituan Shqipërinë nga janari në Gusht janë rritur me mbi 70 % sipas të dhënave të publikuara nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverië thotë se shifrat në rritje përkthehen edhe në promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik vijon ende.
Objektivi nga qeveria për numrin e turistëve të huaj që kalojnë pushimet në Shqipëri është 14 milion.
Ndërkohë vitin që lamë pas, në vendin tonë hynë 10 milionë vizitorë nga e gjithë bota.
