Asambleja e Përgjithshme Akademike e Western Balkans: Edukim serioz si në vendet perëndimore!
Western Balkans, si një universitet i gjeneratës së katërt me profil ndërkombëtar i fokusuar në fushat e Mjekësisë, Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, zhvilloi ditën e sotme takimin e Asamblesë së Përgjithshme Akademike.
Rektorja Prof. Dr. Evis Sala, vlerësoi punën që po bëhet në të dhe investimin për të ofruar një edukim serioz të njëjtë me universitetet më të mira perëndimore.
Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Presidenti i Universitetit tha se ËBU ofron programe të hartuara në Bashkëpunim me Universitetin e Cambridge dhe universitete të tjera perëndimore, duke i përgatitur studentët për tregun e punës.
Me studentë nga mbi 15 vende të ndryshme të botës, Universiteti western Balkans ofron një infrastrukturë moderne, laboratorë të fjalës së fundit, një staf të kualifikuar ndërkombëtar, praktika të paguara që në vitin e parë të studimeve në Spitalin Amerikan, Hygeia dhe kompani të tjera, dhe duke shpërblyer ekselencën me bursa deri në 100%.
