FOTO-LAJMI/ Ja pamjet e rrugës që dogji kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe zëvendësin e tij

Zbulohen fotot e rrugës që çoi në “arrest shtëpie” kryetarin e bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi dhe Zv/kryetarin e këtij instituciooni, Abedin Kërrnaja.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mundur të sigurojë fotot e rrugës e cila u ndërtua në nga bashkia e Tropojës në vitin 2021.

Këto foto tregojnë realitetin e një segmenti rrugor vetëm 3.2 kilometra, që sipas SPAK lidhet me abuzimin financiar prej 2 miliard e 776 milionë lekë të vjetra.

FOTO-LAJMI/ Ja pamjet e rrugës që dogji kryebashkiakun Rexhë

Tashmë dy drejtuesit e bashkisë Tropojë janë vënë nën hetim dhe me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë kjo që është vlerësuar si e ligjshme nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë avokatët e dy personave nën hetim janë angazhuar për apelimin e këtij vendimi që sipas tyre është i padrejtë. Avokatët kanë theksuar se rruga “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” është ndërtuar dhe vijon të jetë funksionale për komunitetin e zonës.

GJKKO: Rexhë Byberi izolohet në arrest shtëpie për 3 akuza! Kryebashkiaku: Kam zbatuar ligjin!