Bayern Munich pa mëshirë, bavarezët luajnë 'tenis' ndaj debutuesve të Holstein Kiel. Tripletë nga Kane

Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel.

Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta.

Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane.

Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një "shuplakë" të hidhur debutuesve të Holstein.

Vendasit shënuan golin e 'flamurit' me Gigovic në të 82 minutë.

Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që plotësoi tripletën me penallti.

Tre fitore në kaq ndeshje për Bayern Munich, që merr kreun e Bundesligës.