VIDEO/ Goditje e bukur me kokë, Rey Manaj shënon golin e parë sezonal në Turqi

Sivasspor dhe Gaziantep barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për raundin e pestë në elitën turke të futbollit.

Në këtë duel për vendasit shënoi Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares.

Përballja nisi mirë për Gaziantep, që gjeti golin me Maxim pas vetëm gjashtë minutave.

Ndërkohë që për golin e barazimi mendoi Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares që edhe këtë sezon qëndroi te Sivasspor.

Duhej minuta e 37-të që një krosim nga këndi të shfrytëzohej nga lushnjari dhe me kokë të barazonte ndeshjen.

Në pesë ndeshjet e këtij sezoni, Rey gjeti rrjetën e parë.

Kujtojmë se sezonin e shkuar Manaj shënoi në Turqi 22 gola, duke qenë sulmuesi i tretë më i mirë pas Dzekos dhe Icardit.