BUNDESLIGA/ Leverkuseni rikthehet tek fitorja, sukses në transfertë edhe për Stuttgartin e Frankfurtin

Bajer Leverkusen u është kthyer përsëri fitoreve bindëse në Bundesligë, duke lënë pas krahëve humbjen që pësoi përballë Lajpcigut në ndeshjen para pauzës së kombëtareve.

Skuadra e Çabi Alonsos triumfoi sot në transfertë përballë Hofenhajmit me shifrat 4-1.

Terrier dhe Boinface bënë që rezultati të shkonte në 2-0 pa kaluar 30 minuta e para.

Në minutën e 37-të, shenjë në këtë ndeshje la edhe Mërgim Berisha, i cili kthyer pas dëmtimit të gjatë në fushat e lojës, ia doli më në fund të shënonte golin e tij të parë për këtë sezon me fanellën e Hofenhajm duke shkurtuar diferencën.

Megjithatë, Virc dhe përsëri Boniface shënuan përsëri në portën e Hofenhajm, duke siguruar një fitore të thellë 4-1 për kampionët në fuqi.

Fiore arriti eedhe Stutgart në transfertë ndaj Mochengaldabh, Freiburg në shtëpi ndaj Bochum dhe Frankfurt në transfertë ndaj Wolfsburg.

REZULTATET

Borusia Mynshengladbah-Shtutgart 1-3

Fraiburg-Bohum 2-1

Lajpcig-Union Berlin 0-0

Volfsburg-Eintraht Frankfurt 1-2

Hofenhajm-Bajer Leverkusen 1-4