Trajneri i Liverpoolit flet pas humbjes së parë në Premier League: Humbëm topin shumë herë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 19:24
Liverpooli është mposhtur me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së katërt në Premier League, nga Nottingham Foresti.
Kjo ishte humbja e parë nën epokën e Arne Slot, për “The Reds”.
Ndërkohë pas kësaj disfate foli trajneri holandez.
“Ne e humbëm topin kaq shumë herë në situata të thjeshta.
Kjo është historia e lojës. Ne duhet të shikojmë vetëm veten, duhet të jemi më të mirë.
Shumë herë kemi humbur topin rreth zonës, nuk ishte mjaftueshëm i mirë”, tha Slot.
Liverpooli ndeshjen e radhës e luan ndaj Milanit në “San Siro”, në kuadër të Champions League.
