Muriqi në fushë, por Mallorca bie në shtëpi. Villarreal fiton në fund

Kjo e shtunë sportive në La Ligan spanjolle të futbollit nisi në orën 14:00.

Në Palma de Mallorca, vendasit u mundën 1-2 në limite nga Villarreali.

Në stadiumin "Son Moix", Mallorca vendase u mund 1-2 nga Villarreal.

Ishte Costa që kaloi miqtë në epërsi pas 27 minutave lojë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Fraksioni i dytë nisi me autogolin e Albiol, teksa Mallorca u duk se pas barazimit do kërkonte edhe golin e fitores.

Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Villarreal gjeti golin e tri pikëve me Perez në minutën 90+4.

Për Mallorcan në fushë 90 minuta luajti Vedat Muriqi, teksa "Pirati" nuk mundi të ndihmonte të tijtë.