Rrjeti i bizneseve i Diasporës shqiptare bëhet bashkë në Tiranë, apel për bashkëpunim me qeverinë
Rrjeti i Bizneseve i Diasporës Shqiptare u bë bashkë në Tiranë ku diskutuan mbi bashkëpunimin e mëtejshëm.
Apeli i tyre shkoi edhe tek bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.
‘’Se nganjëherë janë këto marxhinacionet se edhe ne na kanë quajtur atëherë ju jeni shqiptare më një farë përçmimi.
Nëse mundemi me kriju dhe kemi mundësi për ti bërë këto përmirësime lidhjesh e njohjesh të mbështetur nga entet tona qeveritare ndryshojmë perceptimin’’.
Prej më shumë se 6 shekujsh arbëreshet jo vetëm ruajtën traditat dhe gjuhën, por edhe kontributan në jetën ekonomike dhe sociale në Itali.
‘’Mund të themi se kjo është një mrekulli. Mund ta finalizojmë me një mrekulli.
Një model integrimi kulturor social në europë’’.
Neritan Alku do të jetë përfaqësues në Shqipëri i Rrjetit.
Aktivitetet e Rrjetit do të nxisin investimet në trojet shqiptare dhe të mbështesin krijimin e mundësive të reja.
