Vendimi për Xhaçkën, Hoxha: Puç Kushtetues për të mbrojtur historikun e korrupsionit

Analisti Poli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se mosdërgimi i çështjes së mandatit të Xhaçkës në gjykatë Kushtetuese dhe mosrespektimi i vendimit të gjykatës Kushtetuese është një puç kushtetues për të mbrojtur historikun e korrupsionit.

Hoxha: Ajo që ndodhi mbrëmë në errësirë në momentin kur mediat gati nuk ishin rreth orës 01:00 të natës pra dhe kur shqiptarët flinin dhe në mënyrë të papritur sepse në komision ishte thënë ndryshe për mendimin tim ndryshon komplet historinë e Shqipërisë.

Ashtu siç thoshte dhe larg e larg në mënyrë diplomatike BE-ja, delegacioni i BE-së, kjo unë e them me fjalë të tjera përkthimin e atyre fjalëve dmth është një puç ndaj Republikës, një puç Kushtetues.

E gjitha kjo bëhet jo vetëm për të mbrojtur një individ po për të mbrojtur për mendimin tim gjithë historikun e korrupsionit dhe çfarë ka në organet e tjera siç është SPAK dhe GJKKO. Por për mendimin tim ka kaluar vijën e kuqe.

Ky është një rast ku vërtetë dhe pa thonjëza mund ti vihet flaka parlamentit sepse ka rrëzuar ashtu siç e thotë edhe BE ka rrëzuar institucionet kontrolluese.