A ka PD kandidat rezervë për kryeministër? Berisha: Atë e do Rama, por askush nuk na i cakton gjërat

Kreu i PD Sali Berisha, ka dalë nga banesa e tij për të shkuar drejt SPAK. Berisha u pyet nëse PD do të ketë kandidat rezervë për kryeministër.

Ai u shpreh se këtë variant e kërkon Rama, por se nuk ndodh asnjëherë. Sipas tij, PD është parti sovrane dhe askush nuk ia dikton se kë vendos kryetar.

Sali Berisha: Ndihem më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha. Sot pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atrore për të siguruar mandatin e katërt, por ata do t'ia djegim.

A keni kandidat rezerve për kryeministër nëse gjerat shkojnë keq?

Berisha: Këtë e do edi rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD.