DRONI I ZI NË BURGUN E BURRELIT/ Zbardhen detaje të reja, kontrollohen listat e të burgosurve që kanë kërkuar ajrim, ja për çfarë dyshohet
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e tentativës së futjes në burgun e Burrelit të një droni ngjyrë të zezë.
Prokurori i Dibrës Abaz Muça, që po ndjek rastin ka kërkuar nga IEVP Burrel listën e personave që kanë qënë dje në ajrim.
Dyshohet se përmes paisjes fluturuese Dron është tentuar të futet drogë, thikë ose sende të tjera të paligjshme.
Ngjarja njëherësh po monitorohet dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe policia e burgjeve, të cilat dje dhe sot kanë monitoruar perimetrin rreth burgut të sigurisë së lartë në Burrel.
Për të identifikuar personat përgjegjës që futën brenda në burg dronin, me urdhër të prokurorit Abaz Muça, është kërkuar ekspertimi kompjuterik dhe daktiloskopik i gjurmëve të gishtave.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është urdhëruar të meren në pyetje të dënuarit që kanë dalë për ajrim pas dyshimeve se ndonjëri prej tyre ka lidhje me personin nga jashtë burgut që arriti të futë dronin në oborrin e IEVP-së Burrel.
