Emocionet e ditës së parë të shkollës, Mustafaraj: Ja si duhet të sillemi për të menaxhuar emocionet dhe frikën e fëmijëve
Shkollat në gjithë vendin kanë hapur të gjitha dyert për pritjen e nxënësve e mësuesve, ndërkohë që fëmijët shihen t’i drejtohen shkollave të lumtur e me lule në duar, për të filluar mbarë këtë vit mësimor.
Por si duhet të sillemi për të menaxhuar emocionet e forta të ditës së parë të shkollës?
Kësaj pyetjeje në studion e lajmeve në “Ora News” e ftuar iu përgjigj psikologia Elona Mustafaraj.
“Fëmijët tashmë nga sot nuk janë në gjendjen e tyre të zakonshme, dhe për ta është një fazë e re. Edhe në si prindër iu japim një ngarkesë shtesë emocionale.
Ndaj të gjitha sjelljet e fëmijëve në këto ditë janë mëse normale.
Që nga dembelizmi për t’u zgjuar deri tek mënyra e të ushqyerit të gjitha janë sjellje që vijnë edhe nga pjesa e frikës, që lidhet me ndarjen nga mjediset e mëparshme dhe futja e tyre në mjediset e shkollës.
Duhet të kemi kujdes të shtuar pas dy javësh pasi këto ngarkesa sa vijnë e shtohen dhe duhen trajtuar me kujdes”, theksoi psikologia Elona Mustafaraj.

INTERVISTA ME PSIKOLOGEN


