Duhet të ishte në shkollë, por është bërë nënë, psikologia analizon rastin e 14-vjeçares në Korçë: Shteti ka çeduar!

Shkollat në gjithë vendin kanë hapur të gjitha dyert për pritjen e nxënësve e mësuesve, ndërkohë që fëmijët shihen t’i drejtohen shkollave të lumtur e me lule në duar, për të filluar mbarë këtë vit mësimor.

Por si duhet të sillemi për të menaxhuar emocionet e forta të ditës së parë të shkollës?

Kësaj pyetjeje në studion e lajmeve në “Ora News” e ftuar iu përgjigj psikologia Elona Mustafaraj.

“Fëmijët tashmë nga sot nuk janë në gjendjen e tyre të zakonshme, dhe për ta është një fazë e re. Edhe në si prindër iu japim një ngarkesë shtesë emocionale.

Ndaj të gjitha sjelljet e fëmijëve në këto ditë janë mëse normale. Që nga dembelizmi për t’u zgjuar deri tek mënyra e të ushqyerit të gjitha janë sjellje që vijnë edhe nga pjesa e frikës, që lidhet me ndarjen nga mjediset e mëparshme dhe futja e tyre në mjediset e shkollës.

Duhet të kemi kujdes të shtuar pas dy javësh pasi këto ngarkesa sa vijnë e shtohen dhe duhen trajtuar me kujdes”, theksoi psikologia Elona Mustafaraj.

RASTI I KORÇËS

Ndërkaq Mustafaraj foli edhe për rastin e Korçës, që një 14-vjeçare në vend që të ishte në shkollë, por jo, pasi është bërë nënë pak ditë më parë.

“E kam ndjekur në fakt lajmin dhe reagimet. Po flasim për një komunitet që jeton sipas rregullave të veta. Sa i përket institucioneve apo strukturave shtetërore ato sot kanë cceduar në trajtimin e këtyre rasteve.

Dhe në rastin konkret nëse vijon i njëjti reagim atëherë rasti është më shqetësues pasi mund të kthehet në fenomen dhe të përhapet.

Shikojmë struktura arsimore që nuk kanë reaguar, flasim për shkollën që nuk e ka vënë re mungesën e fëmijës në shkollë dhe nuk janë shqetësuar. Ndaj kjo e bën akom amë shqetësuese ngjarjen”, u shpreh psikologia Elona Mustafaraj.

INTERVISTA E PLOTE ME PSIKOLOGEN