Tentoi të kryej veprime të turpshme me dy të mitura, arrestohet 56-vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 11:59
Një 56-vjeçar, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.
