Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 65-vjeçari në Divjakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 11:28
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Policia njofton se 65-vjeçari ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.
Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

