Emigranti ndërton qendër ditore për pensionistët, zgjedh lagjen ku hodhi hapat e parë

Për shumë nga emigrantët largimi nga vendi nuk do të thotë shkëputje përfundimtare prej atdheut.

Nesim Pere është ndër ata që kontribon për qytetin ku lindi.

Ndërsa është kthyer në Pogradec për të kaluar pushimet, ka financuar edhe ndërtimin e një qendre ditore për pensionistët. Si vend ka zgjedhur lagjen ku hodhi hapet e parë e ku u rrit.

“Këta pleqt I shihja këtu, ishte shi, dëborë, ftohtë dhe kaloja me makinë këtu I shikoja dhe thoja pse mos bëj unë një gjë ta dhurojë për këta pleq e të moshuar këtu, që të lozin, të argëtohen, të çlodhen.

E kam edhe një ambulance tjetër në shtëpi, që do ta dhurojë për spital.

Pensionistët e lagjes "Kala" të cilët deri qëndronin ku të mundnin, ndërsa tashmë do të kenë komoditet e duhura.

“I lumshin duart! Ne gjithmonë rrinim këtu, në shi, në dëborë, në diell, futeshim në një tunel aty dhe rrinim.

Duket se kjo nuk është bamirësia e parë që familja e Nesim Peres realizon, më herët ai ka dhuruar një ambulancë për spitalin dhe një tjetër do ta dhurojë këto ditë.