FOTO/ Maliqi nis sprintin: Koha që Opozita të vrapojë! Po s’patët fuqi, energji dhe kurajo s’është faji i popullit

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit Lefter Maliqi, i bën thirrje opozitës që të nisë vrapimin e saj drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Përmes rrjeteve sociale, teksa publkon dhe një foto ku ai shfaqet duke vrapur, Maliqi thekson se është koha që Opozita të vrapojë, pasi nuk ka kohë për ecje, as për ndalesa rrugës!

MESAZHI I PLOTË I LEFTER MALIQIT

Koha që Opozita të vrapojë! S’ka kohë për ecje, as për ndalesa rrugës! Vraponi të fitoni!

Vraponi të dilni të parët! Kaloni çdo pengesë, deri në destinacion.

Po s’patët fuqi, energji dhe kurajo s’është faji i Opozitës as i popullit! Krijoni ekipin e duhur dhe vraponi, kapni kohën e humbur. Fitore!