Elbasan/ Makina përplas biçikletën, një i plagosur

Një automjet është përplasur me një biçikletë në afërsi të fshatit Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh në Elbasan.

Drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur. Automjeti  dyshohet se e ka goditur me forcë nga pas biçikletën dhe drejtuesi i saj  ka  rënë mbi asfalt, duke pësuar dëmtime.

Drejtuesi i biçikletës është shtrirë në rrugë. Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.