Zhduket e mitura në Korçë, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

Një vajzë e mitur është shpallur e humbur në Korçë që prej ditës së djeshme.

Kanë qenë familjarët e vajzës ata që kanë kallëzuar në policin faktin se vajza e tyre është larguar nga banesa, teksa nuk e kanë idenë se ku mund të ketë shkuar.

Për këtë arsye, policia e qytetit juglindor është vënë në kërkim të vajzës.