Krimet ma*kabër në familje, psikologia Muçaj: Shoqëria shqiptare vuan nga probleme të thella të shëndetit mendor

E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejte në "Skype", psikologia Arjana Muçaj, për të folur për krimet makabre në familje, të cilat janë shtuar në Shqipëri.

"Është një ngjarje e dhimbshme, është një ngjarje e cila rrjesh pas një ngjarjeje. Ne kemi folur shumë në lidhje me një vajzë që mori përsipër krimin e kryer ndaj prindit. Dhe në rastin konkret, kemi përsëritje të ngjarjes, ku përsëri është ana materiale në mes. Ne kemi filluar të humbim vlerat e familjes, atë që ne deri dje e kemi ruajtur me fanatizëm të madh, traditën familjare, pra hiearkin brenda familjes. Ka humbur komunikimi, janë ndërprerë lidhjet e forta mes prindit dhe fëmijës. 

Ne jemi një shoqëri e hapur tashmë. Raste të tilla besoj do të ketë, nuk do të jetë i fundit. Ne kemi një problem shumë të madh, me problemet e shëndetit mendor të cilat nuk duam ti pranojmë. Herë pas here flasim për to dhe i lëmë në harresë për një periudhë të gjatë kohe, dhe kur dalin raste të tilla ne flasim përsëri. Një njeri që vuan nga një ngjarje traumatike, nga një dhimbje e madhe, patjetër që do të lërë pasoja tek ai. Nëse nuk trajtohet, patjetër që do të kemi dhe ato pasojat, që për mua në rastin konkret kanë qenë fatale", tha Muçaj.