VRASJA BA*RBARE/ Familja Balla hap dyert e mortit, policia arreston bashkëpunëtorin e Esmeraldit që e ndihmoi të vriste të atin (EMRI+VIDEO)

Familja Balla në Shënavlash të Durrësit ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik ditën e djeshme.

VRASJA BA*RBARE/ Familja Balla hap dyert e mortit, policia arreston

Ndërkaq, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 62-vjeçarit Enver Balla.

Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit Edison Brahaj, 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

"Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

DINAMIKA E KRIMIT BRENDA FAMILJES PËR 7.5 MILIONË LEKË

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur dje për herë të dytë brenda pak muajsh Shënavlashin në Durrës.

VRASJA BA*RBARE/ Familja Balla hap dyert e mortit, policia arreston
Esmerald Balla (autori i dyshuar)

Shtetasi Esmerald Balla (30 vjeç) dyshohet se ka vrarë me armë gjahu babain e tij Enver Ballën (62 vjeç) dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në pus.

Mediat kanë publikuar foton e autorit të dyshuar të vrasjes Esmerald Ballës. Pas hetimeve rezultoi se djali i tij e kishte vrarë për çështje parash.

Gjithashtu mediat kanë publikuar edhe foton e të ndjerit, 62 vjeçar Enver Balla që u gjet i vdekur në një pus në Shënavlash të Durrësit.

Enver Balla rezultonte prej 20 ditësh i humbur, pasi denoncimit në komisariat të familjarëve të tij në Shënavlash. Ai u gjet i vrarë dhe pas hetimeve rezultoi se e kishte vrarë djali i tij 30 vjeçar, Esmerald Balla, të cilën e pohoi përpara policisë.

Djali e ka vrarë babanë me armë gjahu, pasi pretendon se i ati i kishte marrë një shumë parash.

SI ESMERALD BALLA U PËRPOQ TA FSHEHË KRIMIN

62-vjeçari Enver Balla kishte humbur kontaktet me familjen rreth 22 ditë më parë, pasi më datë 13 gusht ka qenë vetë djali Esmerald Balla që ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim.

VRASJA BA*RBARE/ Familja Balla hap dyert e mortit, policia arreston
Enver Balla (viktima)

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur.

Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62-vjeçar Enver Balla.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit bëjnë me dije se Esmerald Balla ka tentuar ta fshehë ngjarjen duke deklaruar në polici se i ati i tij është larguar me një grua të panjohur për pushime. Gjithashtu, Esmerald Balla ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit. Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pas një konflikti për shuma parash.

I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi. Esmerald Balla ka pranuar se ka vrarë babanë, Enver Balla, me armë zjarri dhe më pas e ka hedhur në pus.

Para policisë ai ka deklaruar se e ka vrarë babanë, pasi ky i fundit i ka marrë kursimet.

ÇFARË THA DJE POLICIA?

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.

Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit E. B. u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

“I harxhonte lekët me gra të tjera”, çfarë tha para policëve 30-vjeçari që vrau të atin