Nis viti i ri shkollor, Malaj tregon problematikat: Mbyllen 295 shkolla, familjet marrin edhe fëmijët jashtë Shqipërisë...
E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", ishte ish-zv.ministrja e Brendshme, Nora Malaj, për të folur për problematikat e nisjes së vitit të ri shkollor.
"Ky vit i ri akademik fillon me 295 shkolla më pak që mbyllen. Kjo është një shifër e dalë nga Ministria e Arsimit, që do të thotë që kjo na përligj atë që kemi thënë. Shpopullimi i popullatës, e cila po ikën me shpejtësinë e madhe drejt vëndeve përtej Shqipërisë.
Janë pikërisht ato familje, të cilat janë në momentin e tyre më të mirë, që janë fuqi e mirë punëtore, por që janë dhe krah i mire edhe i punës por edhe krahu intelektual, që marrin së bashku edhe fëmijët e tyre. Mbyllja e 295 shkollave tregon që sivjet fillon viti i ri me 30% më pak nxënës.
Kjo kategori e uljes së nxënësve na ul edhe numrin e mësuesve, na ul edhe numrin e klasave dhe të shkollave. Na krijon atë që quhen shkolla dhe klasa të përbashkëta për arsye të pamundësisë së krijimit të nevojave dhe kjo nxjerr problematika të tjera", tha Malaj.
