EMRAT/ Djali vrau babanë në Shënavlash dhe e raportoi të zhdukur, kush është viktima dhe autori i dyshuar i krimit të rëndë

Familjarët e kishin deklaruar të humbur, zbulohet krimi brenda familjes në Shënavlash. Paraprakisht  dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, ndërsa trupi i 62-vjeçarit u gjet në një pus.

Enver Balla është viktima , kurse djali i tij është Esmerald Balla

Sot policia e Durrësit njoftoi se djali që dyshohet të jetë dhe autori,  shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në polici se më datë 13 gusht është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.