FOTO+VIDEO/ Shpërthejnë flakët në një biznes tek ish-Metalurgjiku, tymi pushton qytetin

Një zjarr i madh ka përfsirë një biznes sot në Elbasan pranë Metalurgjikut.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një fabrikë që përpunon plastmas, ndërsa ka vetëm dëme materiale. 

Sipas policisë zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa zjarrfikësit po mundohen që të shuajnë flakët. 


"Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale." njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.