Akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, arrestoi në Kavajë i riu



Një 26-vjeçar, që akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, u kap në Kavajë. Viktor Tafa u vu në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”.

Për të riun, në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.