Shtimi i dhunës ndaj grave/ Mjekja: Institucionet dhe urdhrat e mbrojtjes nuk funksionojnë  

Shtimi i rasteve të dhunës në familje në juglindje të vendit deri edhe tek tentativat e vrasjes kryesisht të grave siç ishte rasti i 31 vjeçares Melisa Trëndafili, bashkëshorti i të cilës e dogji me benzinë për mjekët psikiatër janë raste të cilat duhet kërkuar llogari tek institucionet ligjzbatuese.

Nikolina Bode thekson se ka një mosfunksionim të institucioneve që pas momentit të marrjes së një urdhri mbrojtje, pasojat e të cilit çojnë deri në vrasje sipas saj, pasi institucionet nuk arrijnë të sigurojnë mbrojtjen e duhur.

Rastet e ngacmimeve seksuale sidomos nga personat me probleme të shëndetit mendor janë një arsye që kuadri ligjor duhet të ashpërsohet thotë Bode, pasi sipas saj Shqipëria krahasuar me botën i ka ligjet më të buta çka çon në përsëritje të veprës.

Në 4 raste të shënuara së fundmi në juglindje, dy janë nga persona me probleme të shëndetit mendor.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit në Maliq e Korçë janë disa raste të dhunës në familje ndaj grave nga burrat dhunues ndërsa më i rëndi ishte djegia e një gruaje me benzinë nga bashkëshorti pasi çifti ishte në proces divorci.