Kush i nisi mbetjet e rrezikshme? PD: Inspektorati dështoi të kontrollonte! Ibrahimaj: Flisni kur të mbyllen hetimet

Nisja e punimeve në komisionet parlamentare nuk i ka shpëtuar debateve për mbetjet e rrezikshme të mbetura në det të hapur

Opozita në diskutimin për ndryshimin e ligjit për inspektoriatet ka theksuar se institucionet kanë dështuar me kontrollin.

Madje deputeti Helidon Bushati shprehet se verifikimi nuk është detyrë e koncesionarit.

Kush i nisi mbetjet e rrezikshme? PD: Inspektorati dështoi të

Por ministrja Delina Ibrahimaj kërkon që për çështjen të flitet pas hetimeve.

Për demokratët ndryshimi i ligjit ka qëllim centralizimin e funksioneve të institucionit e më tej dhe dhënien me koncesion. Për përfaqësuesit e qeverisë kjo nuk qëndron.

Në relatimin e ndryshimit të ligjit u soll në vëmendje se ka pasur raste të mungesës së konkurrencës në pranimet në administratë. Madje dhe se kanë ekzistuar praktika korruptive.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se, qëllimi i ndryshimeve ligjore është një ristrukturim i plotë i të gjithë sistemit, rekrutimit trajnimit të inspektorëve.

Gjithashtu vijoi ajo, fokus është unifikimi i veprimtarisë së inspektimit në nivel qendror dhe vendor, funksionet, rregullat dhe procedurat që zbatohen gjatë inspektimit, si dhe marrëdhënien e punësimit, rekrutimit, trajnimit dhe ecurisë në karrierë të inspektorëve.

“Ne synojmë uljen e numrit të inspektoriateve dhe përmirësimin e fumnksionimit të këtij sektori. Ligji ka rëndësi të veçantë dhe prek marrëdhëniet mes qeverisë dhe biznesit. Ky projektligj vjen në vazhdën e refomave që qeveria ka ndërmarrë për lehtësimin e shërbimeve digjitale si mjet shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, rritjen cilësisë së shërbimeve dhe produktivitetin e sipërmarrjeve, si elementë kryesorë të përmirësimit të klimës së biznesit”, tha Ibrahimaj.

Kush i nisi mbetjet e rrezikshme? PD: Inspektorati dështoi të

Ibrahimaj theksoi se, ligji ekzistues “Për inspektimet” është i vitit 2011 ndaj ndryshimet vijnë si një domosdoshmëri e përmbushjeve të kërkesave për anëtarësimin në BE.

Ibrahimaj tha se, inspektorati e ka humbur besimin e biznesit.

“Fakti është që vetëm 6% e penaliteteve ankimohen. Pra inspektorati nuk është aty ku duam ndaj dhe ndryshimet ligjore që paraqesim pas diskutimeve me aktorët e tregut synojnë rritjen e garantimin e transparencës dhe rritjen e standardeve të sigurisë sipas BE-së”, u shpreh ajo.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se në kuadër të kësaj reforme është i domosdoshëm bashkëveprimi mes inspektorateve vendore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, me qëllim mbështetjen dhe koordinimin e aktiviteteve të inspektimit.

Përmes këtij pr/ligji qeveria synon mbrojtjen e interesit publik, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimin të vazhdueshëm nëpërmjet këshillimit të subjektit të inspektimit si dhe rritjen e efektivitetit të administratës publike nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në veprimtaritë e inspektimit.

Po ashtu, pr/ligji i ri siguron këshillimin si masë të parë ndaj subjektit të inspektuar të gjendur në shkelje.