"Në burg do i marrësh ato lekë o masakara"/ Pas 2 muajsh në rrugë, banorët e Krujës dhe Kurbinit, protestë para parlamentit: Po fshiheni si minj

Mijëra banorë të Kurbinit, Krujës, Fushë Krujës , Milotit, Thumanës nuk janë dorëzuar duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar, një e drejtë e cila është mohuar nga qeveria socialiste dhe autoritetet shtetërore.

Pas 2 muajsh protestë duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, qindra banorë të këtyre zonave kanë dalë përpapra parlamentit, ku kërkojnë të  marrin një përgjigje për kërkesat e tyre legjitime nga deputetët e dhe qeveria.

Të indinjuar edhe me heshtjen e shumë mediave, mbështetësse siç thonë ata të kryeministrit dhe korrupsionit të tij, banorët shprehen para Kuvendit se Rama mbetet një nga ata zyrtar që shantazhon dhe bën masakra mbi popullin.

Sipas tyre, Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumaë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.

“Ju cënon e shnatazhon jetën, bën masakra me popullin. Të gjithë rrinë nëpër stola e s’protestojnë për jetën. Do hysh në histori si maskarai më i madh, që kërcënon media, që e mbajnë veten për media e lirë.

Turp për popullin e Ramës, që fshihet si mi e s’na jep përgjigje. Me votën e  popullit është vendos, nuk ngopet me pare, në burg do i marrësh masakara", u shpreh një nga protestuesit para Parlamentit.

Kujtojmë se mbi 85 mijë banorë të këtyre zonave janë privuar nga aksesi në aksin kombëtar rrugor Thumanë-Kashar, duke i lënë në mëshirë të fatit, pasi mungesa e hyrje-daljeve në autostradë detyron qytetarët dhe bizneset të shpenzojnë më shumë kohë dhe para dhe si pasojë do sjellë mbylljen e ketyre të fundit.