Broja jashtë fushe/ 22-vjeçari do të qëndrojë te Çelsi, por në stol për shkak të dëmtimit
Mbyllet merkato për sulmuesin shqiptar Armando Broja. 22 vjeçari do të qëndrojë te Çelsi së paku deri në janar të vitit të ardhshëm dhe shkak është bërë dëmtimi në tendinën e këmbës së shkaktuar gjatë stërvitjes në ShBA.
Në fakt situatën shëndetësore e konfirmuar testet mjekësore në Ipswiç skuadër që e kërkonte si huazim për një vit dhe më tej me të drejtë blerje për 30 milionë eurosh.
Madje për sulmuesin u interesua dhe Everton, ndërsa pas konfirmimit të problemit të dy ekipet deklaruan se do të kërkojnë ndryshimin e kushteve të kontratës duke ulur ndjeshëm shifrat.
Tashmë bëhet e ditur se Broja do t’i nënshtrohet rehabilitimit në Stamford Bridge, por ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë në dispozicion të trajnerit të Çelsit që më herët ka deklaruar se nuk e ka në planet e tij.
Broja shënoi dy gola në 19 paraqitje për Chelsean sezonin e kaluar përpara se të kalonte më pas te Fulham, por edhe aty pati shumë pak paraqitje.
Edhe vetë Broja duket se ka pasur interesim për tu larguar nga ekipi për të siguruar më shumë minuta në fushë, por edhe për këtë do të duhet të presë sërish gjatë për tu rikuperuar nga dëmtimi.
