Rama takim me Von der Leyen në Pragë: Me Presidenten e KE, për piketat e rrugës së përbashkët evropiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 16:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Rama u shpreh se është takuar me Presidenten e KE në Pragë për të diskutuar hapësirat dhe perspektivat e rrugës evropiane të Shqipërisë.
“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Evropian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane,” shkroi Rama në postimin e tij.

