Festa e Themelimit të Horës së Arbëreshëvet 2024, Spiropali vizitë në Sicili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 22:34
Në Itali do të nisin veprimtaritë kulturore të Festës së Themelimit të Horës së Arbëreshëvet 2024, vendbanimit më të madh arbëresh në Sicili.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimet që po zhvillon në Piana Degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), në vigjilje të kësaj feste.
Kjo ngjarje është një moment i rëndësishëm për komunitetin arbëresh në Itali, që do të shënojë përurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu.
Statuja prej bronzi, e cila është dhuruar nga shoqata “Hora dhe Skënderbeu” me qendër në Zvicër, do të jetë një simbol i trashëgimisë dhe krenarisë arbëreshe.