Alex Soros publikon foton me kryeministrin Rama: Përfundimi i verës me vëllanë tim në Tiranë është bërë traditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 10:11
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”.
Kështu është shprehur Alex Soros, teksa ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një foto me kryeministrin Rama.
Në foto, Soros dhe Rama shihen të qeshur dhe të përqafuar dhe të buzëqeshur me njëri-tjetrin.
Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.
Vizitat e tij në Shqipëri kanë qenë të shpeshta, herë për pushime dhe herë për takime zyrtare apo aktivitet të ndryshme që zhvillohen në vendin tonë.
