“Në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë”, Ministri Vëngu takim me Kurtin në Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në rrjete sociale, ku ndan pamja nga takimi,

Vëngu: Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.