Ekzekutohet komandanti i Hamas në Bregun Perëndimor

Ky filmim tregon momentin kur ushtria izraelite ekzekuton komandantin e militantëve të Hamasit në Bregun Perëndimor, Uisam Hazem.

Figura më e rëndësishme e Hamasit për territoret lindore palestineze u ekzekutua në një sulm me dronë të ushtrisë izraelite në Xhenin, sëbashku me dy persona të tjerë të armatosur, teksa transportonin me automjete, armë, municione dhe shuma të mëdha parash.

Ekzekutimi u krye teksa prej të Mërkurës, Izraeli ka nisur një fushatë anti-terrori në Bregun Perëndimor që konsiderohet si më e madhja e dy dekadave të fundit dhe që zhvillohet paralelisht me luftën në Rripin e Gazën duke shtuar tensionet në Lindjen e Mesme.

Që prej të Mërkurës janë ekzekutuar 19 persona nga operacionet e ushtrisë izraelite. Ndërkaq, qeveria izraelite pranoi planin për armëpushime të pjesëshme lokale nga 1 Shtatori në Rripin e Gazës për t’i hapur rrugë vaksinimit kundër Poliomelitit të fëmijëve në Rripin e Gazës.

Armëpushimet e arritura me ndërmjetësimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet të zgjasin jo më tepër se 3 ditë.