Zjarr në një sipërfaqe në Leskovik, zjarrfikësit lokalizojnë flakët që rrezikonin stallat e bagëtive

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me bazë ushqimore për bagëtitë në Leskovik. Zjarri u konstatua rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës dhe policia u nisën drejt vendngjarjes.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin dhe të përfshinin nga flakët edhe stallat e bagëtive që ndodheshin afër.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit i cili paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.