Turqi/ ISIS merr përgjegjësinë për sulmet, arrestohen 119 persona të lidhur me Shtetin Islamik
Një aksion i gjerë policor, i shtrirë në qytetet më kryesore të Turqisë, ka vënë në pranga 119 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik.
Njoftimi është bërë nga vet ministri i Brendshëm turk, në platformën sociale X, ku shkruan se Bastisjet e fundit u bënë kryesisht në kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin.
Ndërsa sjell në vëmendje se arrestimet e kësaj jave i shtohen 99 të ndaluarve të tjerë në fillim të muajit gusht.
Vende të ndryshme të Turqisë janë goditur nga disa sulme të mëdha - përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.
Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.
Autoritetet turke teksa kanë bërë një bilanc jo vetëm të ngjarjeve por edhet të të arrestuarve thonë se që nga qershori i vitit 2023 më shumë se 3.600 persona janë arrestuar për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist.
Dy nga sulmuesit që kanë vrarë 145 njerëz në një sallë koncertesh në Moskë në muajin mars, kanë kaluar disa javë në Turqi përpara se të shkonin në Rusi. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Shteti Islamik.
