Keir Starmer urdhëron heqjen e portretit të Margaret Thatcher nga Downing Street
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 12:37
Kryeministri britanik Keir Starmer ka urdhëruar heqjen e një portreti të ish-kryeministres Margaret Thatcher nga 10 Downing Street, tha biografi i Starmer, Tom Baldwin.
Baldwin tha në një mbledhje në një panair libri në Glasgow se ai foli me Starmer pasi mori postin e kryeministrit, duke urdhwruar heqjen e portretit tw saj.
Portreti i Thatcher, i pikturuar nga Richard Stone, u porosit nga ish-kryeministri britanik Gordon Brown, i cili mbajti postin nga viti 2007 deri në 2010 dhe u zbulua në një event privat në 2009.