Shqipëria goditet nga emigracioni masiv/ Kraja: Shpëtimi i Shqipërisë bëhet duke larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij
AKIL KRAJA: Alarmin e përsëritur të opozitës, mbështetur në shifra të Eurostat, e konfirmon edhe një organizatë tjetër ndërkombëtare. Shqipëria është një nga dy vendet më të goditura në Europë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin dhe raportit global të saj për vitin 2024.
Simotra e Shqipërisë në këtë fatkeqësi kombëtare është ish-republika sovjetike e Moldavisë e cila referohet tradicionalisht në të gjitha buletinet ndërkombëtare si vendi më i varfër në Europë
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin rendit si arsye normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsionin dhe klientelizmin e konsiderueshëm që kanë ndikuar në vendimet e njerëzve për t’u larguar nga vendi. “Rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit, duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që vazhdimisht humbasin punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në atë të lartë”, thuhet ne raportin e IOM.
IOM vë në dukje se mijëra të rinj shqiptarë kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Britaninë e Madhe, ku shumë prej tyre rrezikojnë jetën duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose me gomone. Ky raport është vetëm mina e radhës në fushën e propagandës së qeverisë Rama dhe medias së kapur përej tij, ku flitet vetëm për turizëm dhe suksese imagjinare. Hemorragjia e popullatës dhe shpopullimi për Partinë Demokratrike nuk janë ‘tema të ditës’, por çështje themelore që lidhen me perspektivën afatgjatë të Shqipërisë.
Eksodi biblik i dekadës kur Shqipërinë e ka prirë Rilindja është treguesi kryesor i keq-qeverisjes. Ka vetëm një rrugë për të shmangur largimin e mëtejshënm të shqiptarëve nga atdheu dhe shpëtura Shqipërinë: largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij! Qeveri teknike dhe zgjedhjet e lira janë rruga si bëhet kjo.
