EKSKLUZIVE/ KUJDES! VIDEO Nr. 2 nga përplasja në Club “Sin”, ja si nisi sherri nën tingujt e muzikës greke
Zbulohen momentet e para se si ka nisur përplasja në clabin “Sin” në Palasë.
Kjo është video e dytë e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, i cili siç raportoi dhe publikoi videon e parë në mesnatën e djeshme, tregon përplasjen mes dy grupeve që ndodheshin të në koncertin ku po performonte këngëtari Grek, Konstandinos Argiros.
Në video shfaqet personi me veshja të zeza, i cili sipas burimeve të policisë është i dëmtuari i kësaj ngjarje, Luçjano alias Artur Koçeku.
Sipas dëshmive që ka mbledhur policia Koçeku nuk ka qënë protagonisti i këtij sheri, por ai ka hyrë për ti ndarë dy grupet që po konfliktoheshin dhe për pasojë ka mbetur vetë i plagosur rëndë duke marë një goditje të fortë në kokë, nga e cila ka pësuar një të çarë.
Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Ora Neës”, e cila edhe një natë më parë raportoi e para për përplasjen e rëndë mes dy grupeve në Palasë.
Në këtë video tregohen momentet e para ku nën tingujt e muzikës greke ka nisur sherri i rëndë, ku në këto filmime Koçeku, po mundohet ti ndajë.
Më pas sherri ka agravuar duke çuar në goditjen e tij fatale nga një person i përfshirë në konflikt.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë komisariati i Himarës ka kryer verifikimet e nevojshme, duke shpallur fillimisht në kërkim dy personat Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë se kanë goditur me sende të forta Artur Koçekun.
Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.
Ndërkohë pas verifikimeve të mëtejshme të një seri kamerash në orën e pasdites policia e Vlorës njoftoi se në këtë ngjarje të rëndë ishte përfshirë dhe Fatmir Bejo, person me precedent të mëparshëm penale dhe I shpallur në kërkim për dy ngjarje kriminale si dhe miku i tij, Klajdi Cerri.

Të katër personat janë shpallur në kërkim, ndërsa prokuroria e Vlorës ka hapur një dosje penale kundër tyre për akuzën e Plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.
Artur alias Luçiano Koçeku rezultoi të ishte personi që mbeti pa ndjenja nga përleshja e mbrëmjes së shtunë në club “Sin” që ndodhet në Palasë.


