VIDEO+EMRAT/ 4 në kërkim për sherrin në Palasë, ja kush është personi tjetër i dhunuar bashkë me Luçiano Koçekun
“Ora News” mëson edhe emrin e personit tjetër të përfshirë në sherrin masiv në lokalin “Sin” në Palasë, mbrëmjen e së shtunës.
Burime bëjnë me dije se bashkë me Luçiano Koçekun ka qënë edhe Fatbardh Aliaj.
Verifikimi ka ardhur nga kamerat e sigurisë që policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
NGJARJA
Një përleshje me grushta dhe sende të forta ka ndodhur natën e së shtunës në diskon “Sin” në Palasë, ndërsa mbante koncert këngëtari i njohur grek Konstandinos Argiros.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar pas tre ditësh edhe policia, e cila njoftoi se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.
Mësohet se shkak i përplasjes mes burrave ka qenë shampanja, ku palët kanë akuzuar njëri-tjetrin se janë lagur.
Sipas policisë i dëmtuar nga sherri ka mbetur 42-vjeçari Luçiano Koçeku.
Ndërkohë që fillimisht policia shpalli zyrtarisht në kërkim 2 prej tyre, Xhoni Spaho 28 vjeç nga Tirana dhe Genti Baleci 49 vjeç nga Durrësi.
Ndërsa pasdite njoftoi se për sherrin masiv janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Konkretisht mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri.

Ndërkaq rezulton se Fatmir Bejo është emër i njohur për policinë e cila e ka shpallur në kërkim më herët për një pengmarrje dhe një plagosje me armë në Tiranë.
Pamjet e sherrit masiv

