Vdekja e 58-vjeçarit/ Qëndresa Qytetare: Kantieret e ndërtimit janë kthyer si Galeritë e Vdekjes në miniera

Qëndresa Qytetare shkruan se kantieret e ndërtimit janë kthyer si Galeritë e Vdekjes në miniera, ku sot humbi jetën pas rënies nga kati i 7 muratori 58 vjeçar.

Qëndresa Qytetare: Mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Orët e para të mëngjesit të sotëm në një kantier ndërtimi në zonën e 5 Majit në Tiranë punëtori i ndërtimit Kurt Islami ka rënë nga kati i 7 duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka tronditur kolegët e 58 vjeçarit Kurt Islami dhe banorët e zonës, teksa mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë është kthyer në një fenomen shqetësues, për të cilin Inspektoriati Shtetëror i Punës ka zgjedhur heshtjen.

Qëndresa Qytetare i shpreh ngushëllime familjes Islami dhe kërkon urgjentisht nga autoritetet zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë së drejtuesëve të kompanisë që kanë anashkaluar çështjen e zbatimit të rregullave të sigurisë teknike në punë. Kantierët e ndërtimit ashtu si galeritë e minierave janë me rrisk të lartë sa i përket aksidenteve në punë me pasoja të rënda, ndaj vëmendja e Inspektoriatit të Punës duhet të jetë me madhe në raport me këto sektorë.