Aksident në Korçë/ Autobusi përplas këmbësoren, gruaja përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 16:36
Policia e Korçës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të martë në qytetin juglindor.
Sipas policisë, një autobus ka përplasur një këmbësore. Gruaja e aksidentuar është në spital, duke marrë mjekim.
"Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale." - njofton policia.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.