Ndërprerja e aktivitetit në Uzinën e Çelikut, Inspektorati Shtetëror i Punës zbarkon te "Kurum"-i

Inspektorati i punës ka mbërritur në ambientet e uzinës së metalurgjikut në Elbasan këtë të martë.

Shkak duket se është bërë vendimi i kompanisë Kurum për të ndërprerë përkohësisht punën, vendim i ardhur dhe për shkak të tregjeve globale.

Mësohet se inspektorët do të verifikojnë procedurën e zbatimit të kontratave dhe bisedimet që po zhvillohen mes palëve.

Vetë Kurum një ditë më parë ka bërë të ditur se në fabrikat e prodhimit të çelikut është ndërprerë puna prej datës 1 dhe 15 gusht.

Por shton se ka siguruar pagimin e punonjësve për tre muaj në vazhdim dhe për këtë është duke u biseduar me sindikatën.

Po ashtu thuhet se gjithnjë qëndron në fuqi marrëveshja e rikthimit në detyrë nëse situata në tregje do të përmirësohet.

Në Elbasan tashmë ka nisur dhe hetimi për të zbuluar se prej ku u dolën mbetjet kimike të ndaluara dhe që u nisën përmes portit të Durrësit drejt Tajlandës.

Për këtë prokuroria ka sekuestruar materialet.

Por Kurum shton se pezullimi i punës në fabrikën e çelikut dhe petëzimit nuk ka lidhje me këtë situatë ndërsa thekson se në ccdo rast është zbatuar ligji.