Teliti: Skandal, Veliaj nuk mbledh Këshillin Bashkiak për të miratuar ndihmën ekonomike për gushtin
Në një postim në Facebook, Dorjan Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, denoncon se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e zhvilloi një mbledhje me KëshilliN Bashkiak për të miratuar ndihmën ekonomike për muajin gusht.
Teliti thekson se mbledhja e Këshillit duhej të ishte njoftuar të paktën pesë ditë më parë, por deri tani nuk është bërë asnjë njoftim.
Ai akuzon Veliajn dhe këshilltarët e tij se po mohojnë ndihmën ekonomike për qindra familje të varfra në Tiranë, duke i lënë ato pa mbështetje.
Teliti kritikon edhe mënyrën se si bashkia, sipas tij, bën propagandë me të varfrit, ndërsa në realitet i braktis ata.
Ai bën thirrje që Veliaj dhe këshilltarët e tij të ndërpresin pushimet dhe të mbledhin Këshillin Bashkiak për të miratuar sa më shpejt pagesat e ndihmës ekonomike.
Postimi i Telitit:
SKANDAL: VELIAJ NUK MBLEDH KËSHILLIN BASHKIAK PËR TË MIRATUAR NDIHMËN EKONOMIKE PËR GUSHTIN.
Nuk ka mbledhje të Këshillit Bashkiak për muajin gusht, pasi nëse do kishte do duhej lajmëruar të paktën 5 ditë përpara (afati i fundit i njoftimit ishte sot dhe asnjë njoftim nuk është bërë).
Kryebashkiaku i antiplumbit dhe këshilltarët karton ngritësa të emëruar prej tij, po i mohojnë kështu ndihmën ekonomike qindra e qindra familjeve të varfëra të Tiranës, që sytë i kanë vetëm te lëmosha bashkiake.
Kjo është bashkia e kryeqytetit, bashkia që bën show dhe propagandë me të varfërit, ndërkohë që i braktisin ata totalisht në mëshirë të fatit.
Veliaj dhe këshilltarët e tij ti lejnë pushimet e gjata që paskan marrë, të mbledhin Këshillin Bashkiak një orë e më parë dhe të miratojmë sa më shpejt pagesat e ndihmës ekonomike.
Nëse nuk ua ndjen për ndihmën ekonomike të nevojtarëve, të mbyllin sytë dhe të "imagjinojnë" sikur do miratojnë ndonjë vendim të porositur nga ndonjë mik oligark, të cilët kurrë nuk presin kaq gjatë sa të varfërit e kryeqytetit, përkundrazi.
