Hasani: Ligji i ri , energji për diplomacinë tonë! Nuk duhet ta ulim ritmin e punës
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se me organizimin e konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë.
Në fjalën e tij në konferencën ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorë, krerë të posteve konsullore, si dhe personalitete të shtetit shqiptar e të huaj, ministri Hasani theksoi se “ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë”.
“Konferenca është një instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim. Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit ka pasur arritje të panjohura më parë, të cilat kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive”, tha Hasani.
Ministri Hasani u shpreh se “nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend”.
KONFERENCA E SOTME

