“Plehrat mbysin Tiranën!” Xhixho: Nuk menaxhojmë tonat, por duam të importojmë, vendi do kthehet në kosh të Evropës
Nen presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan në Facebook se Tirana është duke u mbytur me plehra, teksa postimin e shoqëron me një video.
Ajo shton se kjo është Tirana dhe jo ajo që shkëlqen në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston.
Xhixho: Plehrat mbysin Tiranën! Kjo është gjendja në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Është e pamundur të kalosh në zonat ku koshat janë tejmbushur e mbeturinat kanë zbritur në rrugë, duke ndotur tokën, ajrin dhe duke u kthyer në rrezik real për shëndetin e qytetarëve. Kjo është Tirana dhe jo ajo që shkëlqen në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj! Qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston, ndërsa qytetin e mbulojnë mbeturinat.
Tirana nuk menaxhon dot mbetjet e veta, Shqipëria nuk menaxhon dot mbetjet e veta dhe jo më të ketë ligj për importin e mbetjeve të botës. Rrugët e mbushura me plehra në mes të kryeqytetit dhe reja toksike e tymit të mbeturinave që digjeshin para pak javësh në Vlorë janë prova më e qartë se me menaxhimin e mbetjeve kemi dështuar. ???????????????????? ????ë???? ???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ???????? ???????? ????????????????????ë ????????????????????ë????????????ë ????ë ???????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ????ë ????????????????????ë????, ????ë ???????????????????????????? ????ë ???????????????????????? ????ë ????????????????????????????e. Duhet ta ndalim këtë përpjekje kriminale që do ta bëjë këtë vend të pajetueshëm duke e shndërruar në landfill gjigant të mbetjeve të gjithë kontinentit.
