Shifrat e turistëve, Rama i bindur se do ta kalojë rekordin 10 milionësh të 2023-it
Kryeministri Edi Rama në konferenëcën me amabsadorët foli me superlativa sa i përket arritjeve të Sjhqipërisë në sektorin e turizmit.
“Trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri. Kjo është plotësisht e mundur duke shfrytëzuar eksperiencën që ka, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti, por edhe elementin transformues të Shqipërisë.
Sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë Bota. Vitin e kaluar tërhoqëm 10 mln turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave.
Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”, tha Rama.
KONFERENCA ME AMBASADORET

