Milo: Qeveria po zbukuron një realitet që nuk ekziston, ja e vërteta në sektorin e punësimit. Mbi 550 mijë punojnë në të zezë
Sekretarit për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo në një deklaratë për mediat u shpreh se qeveria po zbukuron një realitet që nuk ekziston dhe se mbi 550 mijë punojnë në të zezë.
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo:
Përshëndetje
Qeveria mundohet me propagandën e saj të zbukurojë një realitet që nuk egziston si për sa i përket nivelit të punësimit, të informalitetit, të shpërndarjes së punonjësve sipas nivelit të pagës si dhe nivelit të kostos së jetesës
E para, sipas të dhënave të INSTAT janë rreth 1.3 milion të punësuar, dhe ndërkohë janë vetëm 733 367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagë
Janë rreth 566 633 punonjës në tregun informal të punës, të cilët nuk janë kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagën
Shkalla e informalitetit në tregun e punës mbetet shumë e lartë, në rreth 44% te punonjësve nuk janë kontribues të skemës të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagën
Informaliteti i punësimit eshte nje nga arsyet me te rëndësishme te te ardhurave te ulta tatimore per sa i përket kontributeve shoqerore dhe te ardhura nga tatimi mbi page
Kjo krijon nje problem shume te rende social sepse punonjësit informale ne nje te ardhme te shpejte nuk do te jene përfitues te pensionit
E dyta, nga 733 367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore, shpërndarja e pagës së punonjësve sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2024 është :
Janë 25.8% e punonjësve, ose 189 200 punonjës që paguhen me pagë minimale bruto 40 000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 35 520 lekë në muaj
Janë 20.0% e punonjësve, ose 146 670 punonjës që paguhen me page mesatare bruto 45 000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 38 985 lekë në muaj
Janë 9.4 % e punonjësve, ose 68 940 punonjës që paguhen me pagë mesatare bruto 55 000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 45 590 lekë në muaj
Janë 27.0% e punonjësve, ose 198 000 punonjës që paguhen me pagë mesatare bruto 77 500 lekë në muaj, ose me një pagë neto 62 645 lekë në muaj
Janë 7.9 % e punonjësve, ose 57 930 punonjës që paguhen me pagë mesatare bruto 107 500 lekë në muaj, ose me një pagë neto 85 385 lekë në muaj
Dhe janë 9.9% e punonjësve, ose 72 600 punonjës që paguhen me pagë mesatare bruto mbi 120 000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 94 860 lekë në muaj
E treta, një numër i konsiderueshëm i punonjësve jetojnë në kufijtë e varfërisë absolute
Në një përqindje të lartë punonjësit informalë jetojnë nën kufirin e pagës minimale bruto
Në rreth 44% punonjës informalë me pagë nën nivelin e pagës minimale ose në më pak se 320 USD page në muaj, te cilët bashkë me ngarkesën familiare jetojnë në kushtet e varfërisë absolute
Në rreth 25.8% e punonjësve të siguruar me pagë neto 35 520 lekë në muaj, e barabartë me 370 USD në muaj te cilët bashke me ngarkesën familjare, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute
Në rreth 20 % e punonjësve të siguruar me pagë neto në 38 985 lekë në muaj, e barabartë me 407 USD në muaj te cilët së bashku me ngarkesën familjare, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute
Partia e Lirisë angazhohet që gjatë mandatit të parë qeverisës të rrisë nivelin e pagave dhe uljen e kostos së jetës, duke u angazhuar :
Në dyfishimin e pagave dhe rritjes së tyre mbi mesataren e rajonit
Në arritjen e objektivit të rritjes së pagave nga rritja e të ardhurave në nivelin 40-41 % të Produktit të Brendshëm Bruto
